Giellese: KLSH të jetë institucion i pavarur, edhe nga Parlamenti

2015-08-21 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të jetë një institucion tërësisht i pavarur, edhe nga Parlamenti. Kërkesa është shprehur nga shefi i Departamentit për Buxhetin në Komisionin Evropian, Robert Gielisse (Xhelis), gjatë një takimi të organizuar nga KLSH me ekspertë të fushës juridike e të financës, në lidhje me amendimet që rregullojnë funksionimin dhe kompetencat e këtij institucioni.
(ad.ti/shqiptarja.com)