Partia Socialiste akuzon qeverinë si të vetmen fajtore të kolapsit në të cilin gjendet sot kompania energjetike Cez-Shpërndarja. Sot, nëpërmjet deputetit të saj Arben Ahemtaj, PS tha se kjo kompani ka mbifaturuar mbi vlerën reale të asaj që konsumohet. Ky abuzim me konsumatorin, sipas Ahmetaj arrin vlerën e 60 milionë dollarëve në vit, ose ndryshe minimalisht 18 % më tepër se konsumi real.
(ad.ti/shqiptarja.com)