Klea Golikja, 14-vjeçarja nga Tirana, është personi i parë që takoi sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, sapo ajo zbriti dje në aeroportin e Rinasit. Nxënëse në klasën e nëntë te shkolla e Baletit, në një intervistë për "Shqiptarja.com", Klea rrëfen emocionet e këtij takimi të pazakontë për të. Ajo shprehet se mbeti e befasuar nga thjeshtësia e sekretares së shtetit, e cila gjatë momentit kur i ka dhuruar lulet, jo vetëm nuk i ka kursyer komplimentet për të, por madje i ka shprehur dëshirën për ta takuar sërish në të ardhmen.
(ad.ti/shqiptarja.com)