Elbasan, vrau me thikë 26-vjeçarin kapet autori i krimit

2015-08-21 6

ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme Saimir Muçën, pasi është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Klodian Lumani.
Klodian Lumani, banues në lagjen "Beqir Dardha" Elbasan, mbeti i vrarë dje në mbrëmje pasi u qëllua me thikë.
Lumani është goditur disa herë me mjet të mprehtë të llojit thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, nga 29-vjeçari Saimir Muça.
(ad.ti/shqiptarja.com)