Shiu i rrëmbyer i paradites së sotme solli pamjet e një kryeqyteti me problemet më serioze të urbanizimit. Tirana ishte sot me rrugë të mbushura me ujë, semaforë që nuk punojnë, puseta që nuk funksionojnë dhe trafik i rënduar. Situata më problematike ishte pranë Maternitetit të Ri ku lumi Lanë kishte ka dalë nga shtrati duke bllokuar tubacionet e shkarkimit të ujrave të zeza duke përmbytur katet e parë të rreth 6 banesave në rrugën që lidh Shkozën me Maternitetin e Ri.
Banorët shprehen tepër të irrituar pasi ndonëse problemi ekziston prej një viti vazhdon të mos gjejë zgjidhje.
(ad.ti/shqiptarja.com)