Vdekja e italianit, Tavo: Mjeku me leje, spitali me licence

2015-08-21 0

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo reagoi në lidhje me vdekjen e italianit Luca Olivoto, pas kurimit për sëmundjen e kancerit që mori nga mjeku italian Tullio Simoncini, në një klinikë private në Tiranë.
Tavo tha se Simoncini është i pajisur me dokumentacion të rregull. Ai ka marrë lejen nga Urdhri i Mjekut Shqiptar, pasi konvertoi diplomën.
Ndërkaq, në lidhje me spitalin ku italiani mori kurim, ministri i Shëndetësisë tha se spitali është pajisur me leje në vitin 2009.