Kurban Bajrami, vetëm sirianët s'festuan në Shqipëri: Jemi në luftë

2015-08-21 8

Të vetmit besimtarë myslimanë që nuk e kanë festuar festën e Kurban Bajramit në Shqipëri, janë shtetasit sirianë që jetojnë në Shqipëri. E ftuar në emisionin Urbanika, arabja Aliaa Noha Khaled, emigrante siriane në Shqipëri ndërsa rrëfeu në këtë emision dramën siriane të familjes së saj si shkak i bombardimeve në këtë vend të lindjes së mesme, deklaroi se 25 familjet siriane që jetojnë në Shqipëri nuk e kanë festuar Kurban Bajramin si shkak i luftës në vendin e tyre.