Drejtori për zgjerim i Komisionit Evropian Stefano Sanino tërhoqi vërejtjen e autoriteteve qeveritare, se vendi rrezikon rikthimin e regjimit të vizave nëse vazhdon abuzimi i sistemit nga azilkërkuesit. Sanino pas takimit me zv/kryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi, theksoi se Bashkimi Evropian është i përcaktuar që të lërë derën hapur për Maqedoninë, por nëse sistemi menaxhohet mirë, dhe nëse nuk shkaktohen probleme më të mëdha nëpër shtetet e BE-së nga azilkërkuesit.
"Liberalizimi i vizave mbetet një nga arritjet më të rëndësishme që implementuam me të gjitha vendet e rajonit. Por, gjithashtu, ne kujdesemi shumë që sistemi të mos keqpërdoret. Pra BE-ja i kushton vëmendje të madhe, përfshirë edhe KE-ja, për mënyrën se si menaxhohet sistemi dhe keqpërdoret e mundshme të tij. Mesazhi është se regjimi do të mbetet nëse nuk shkaktohen probleme më të mëdha dhe çrregullime në BE...por nëse sistemi keqpërdoret ekziston rreziku që të veprojmë ndryshe, prandaj është çështje e përgjegjësisë dhe të gjithë duhet të luajmë rolin tonë në këtë drejtim", deklaroi Stefano Sanino, Drejtoria për zgjerim i KE-së.
Tani më, pesë shtete të BE-së, ndër të cilat Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Suedia, paralajmëruan mundësinë për rikthimin e vizave për Maqedoninë dhe Serbinë, për shkak të rritjes ekstreme të numrit të azilkërkuesve dy muajt e fundit. Por zv/kryeministrja për çështje evropianë Teuta Arifi, me tone të qeta tha se Qeveria vazhdon aktivitet në drejtim të pengimit të abuzimit të regjimit pa viza.
"Ashtu si çdo vit ne jemi të angazhuar që të kemi keqpërdorim minimal të regjimit të lirë të vizave, mendoj se do t'u përmbahemi aktiviteteve të njëjta.."
Nga ana tjetër, numri 'një' i drejtorisë për zgjerim Stefano Sanino riafirmoi kërkesën që Këshilli i BE-së t'i japë datën në dhjetor Maqedonisë duke mundësuar që të kalojë në fazën e ardhme të euro-integrimit. Sanino nuk sqaroi nëse ka marrë garanci nga vendi se do të mund të zbatonte klauzolën që propozoi komisioneri Fyle, që emri të zgjidhet në fazën e hershme të negociatave të aderimit", tha Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.
"Çështja e fqinjësisë së mirë është kyçe në këtë proces dhe ne gjithmonë e kemi vënë në pah këtë, ajo që ne besojmë është se procesi i aderimit dhe negociatat mund të jenë elementë që mund të ndihmojnë procesin e gjetjes së zgjidhjes së emrit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritet maqedonase dhe ato greke me qëllim që të sigurohemi se kjo mund të japë rezultatet që presim ne", u shpreh Stefano Sanino, Drejtoria për zgjerim i KE-së.
Nga ana tjetër i pyetur që të sqarojë se çfarë nënkupton faza e hershme, Sanino iu shmang përgjigjes.
"E hershme do të thotë e hershme", u përgjigj Stefano Sanino, Drejtoria për zgjerim i KE-së.
Komisoneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, gjatë shpalosjes së raportit të progresit javën e kaluar, propozoi një kornizë për emrin, e cila siç tha ai, do t'i mundësojë Maqedonisë të zhvillojë paralelisht bisedimet ...