Të përndjekurit paralajmërojnë një grevë të dytë urie

2015-08-21 0

TIRANE- Të burgosurit politikë në kohën e diktaturës paralajmërojnë një grevë të re nëse në çadër nuk do të lejohet të hyjë Arif Beu. Ish i burgosuri politik ishte pjesë e grevës por u detyrua ta ndërpriste pasi kishte vajzën e tij të sëmurë. Sot ai kërkonte të rifutej në grevë, por nuk u lejua nga policia. Greva e ish të burgosurve politikë hyn sot në ditën e 24-të. Gjendja shëndetësore e 8 të burgosurve grevistë sa vjen e rëndohet ndërkohë që ata shprehen të vendosur se do t'i shkojnë deri në fund për plotësimin e kërkesave të tyre për kompensimin e viteve burg të kryer gjatë regjimit komunist.