Zbardhja e krimit makabër, ku Shaban Norja, 80 vjeç vret dhe më pas i pret kokën 18 vjeçares Ajshe Vata ka shokuar tërë banorët e fshatit Xhafëzotaj ku u shënua krimi pas mesnatës së 11 tetorit. Gazetari i Tv A1 Report Arsen Rusta dhe operatori Ervin Daja kanë qenë pranë banesës së Shaban Norjes, por nuk kanë mundur të kontaktojnë njeri, pasi banesa që prej arrestimit të 80- vjeçarit është kyçur. Mësohet se i moshuari jetonte prej disa muajsh vetëm, pasi fëmijët e tij jetonin në Itali. Ndërkohë që para pak ditësh ishte kthyer dhe i biri.