Apeli i ish të burgosurit politik për Nishanin: Ndërhyni, ishalla s' zhgënjehem

2015-08-21 0

"Zoti President, si njeri e si shqiptar pres nga ju të zbatoni Kushtetutën, ishalla nuk zhgënjehemi"- është apeli i Musa Maçit, një ish i burgosur politik i cili ka vuajtur nga diktatura komuniste, nuk ndodhet në grevën e urisë, por mbështet kauzën e shokëve të tij. Ai mban mbi supe 23 vite burg, dhe 96 vite burg e internim të familjes së tij dhe vetë ka marrë 2 këste nga 4 që duhej të kishte marrë. Ndonëse thotë se kompensimi është qesharak, i bën thirrje presidentit që të paktën këtë kompensim ta marrin ish të burgosurit politik. Të zbatohen ligjet e parlamentit.