Lirak Bejko e Gjergtj Ndreca transportohen ne spital jashte vendit

2015-08-21 6

Lirak Bejko ka mbërritur mbrëmjen e së premtes në Bari, ku do të marrë mjekim më të specializuar pasi ka pësuar djegie në masën 50 % të trupit. Bejko i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në poliklinikën e Barit nga ekipi i mjekëve drejtuar nga Giulio Maggio. Pas ndërhyrjes kirurgjikale mjekët italianë nuk përjashtojnë ende komplikacionet. Transportimi i Lirak Bejkos drejt Italisë si dhe kurimi i tij në spitalin e Barit, u bë i mundur falë ndërmjetësimit të Ambasadës Italiane, kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreu i krahinës së Puljas Niki Vendola. Ndërkaq, Gjergj Ndreca ka mbërritur në Greqi, ku do të kurohet në spitalin e Janinës, pasi ka marrë plagë nga djegia në masën 40 % të trupit.