Në orën 06: 45 minuta Gjergj Ndreca është nisur për mjekim të specializuar në Athinë. Mundësia e kurimit të tij jashtë u bë e mundur nga Partia Socialiste. Bashkëshortja e Ndrecës dhe një pjesë e grupit të punës për të përndjekurit, me në krye Keti Bazhdarin ishin sot në mëngjes në spitalin e djegies në momentin kur u bë i mundur transportimi.