20 ditë grevë urie, një tjetër ish i burgosur tenton të vetëdigjet

2015-08-21 1

Një ish i burgosur politik, tenton të vetëflijohet duke i vënë flakën vetes. Ngjarja tragjike e cila mund të shënonte të tretin rast të vetëdjegieve nga shtresa e ish të përndjekurve pas atij të grevistëve Gjergj Ndrecës (3 ditë më parë) e Lirak Bejkos (një ditë më parë), u parandalua nga policia. Forca të shumta policie të cilat prej mbrëmjes së djeshme gjenden në vendngjarje, parandaluan aktin e vetëflijimit gjatë momentin që ish i burgosuri Gani Alia po lyente trupin e tij me benzinë.

Free Traffic Exchange