Lezhë, pezullohet mësimi, nxënësit: 5 vjet që pastrojmë, s'e bëjmë më

2015-08-21 4

LEZHE - 270 nxënës të shkollës "Barbullojë e Re" në rrethin e Lezhës kanë pezulluar mësimin dhe kanë protestuar me parulla në dorë në të cilat shkruhej "Kërkojmë pastruese pasi nuk e pastrojmë më vetë shkollën". Prej pese vitesh pastrimi në këtë shkollë është bërë nga vetë nxënësit gjë të cilën ata nuk pranojnë ta bëjnë më.