Korçë, dy fise përfshihen në sherr per nje femer, nje i plagosur

2015-08-21 8

KORCE - Dy fise në qytetin e Korçës dyshohet të jenë përfshirë në sherr për një femër, ku si pasojë e të cilit mbeti i plagosur një person.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në lagjen numër 6 në Korçë, ku shtetasi Spartak Selima, 21 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Alban Kace 40 vjeç. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë rrëmbimi i 35-vjeçares Klodi Loshi, nënë e dy fëmijëve, nga shtetasi Spartak Selima, i cili është edhe autori i ngjarjes, duke nisur kështu një sherr mes dy fiseve korçare.