Qeveria sllovene, ende pa qëndrim për ONE

2015-08-21 2

Qeveria e Sllovenisë ende nuk ka një qëndrim se a do ta shet tërë Grupacionin Telekom Sllovenia ose madje së pari kompanitë simotra në rajon. Kryetari i Bordit të drejtorëve, Rudolf Skobe, thotë se Qeveria sllovene ende nuk ka një qëndrim të saktë mbi privatizimin e Telekomit shtetëror slloven dhe se a do ta zbatojë atë nëpërmjet shitjes së tërë kompanisë menjëherë ose të kompanive të saj në Ballkan. Këtë do ta bënte për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat po përballet Slloveninë. Nga kompania ONE - Maqedoni thonë se tani puna iu shkon mirë, sidomos pas disa shërbimeve të reja të fundit që janë pozicionuar mirë në treg.
"Në tremujorin e tretë të këtij viti rritëm depërtimin në telefoninë mobile. Jemi krenarë për arritjet tona. Ky është rezultat i angazhimeve të fuqishme të menaxhimentit, por edhe risive, të politikave të reja komerciale, të cilësisë dhe produkteve tona unike", deklaroi Ciril Kafol, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i ONE.
"Telekom Sllovenia si Grupacion financiarisht qëndron shumë mirë dhe ka mjete për të investuar në projekte të tjera me perspektivë dhe në rajon. Për Maqedoninë kemi një plan që të ardhurat tona të rriten", tha Rudolf Skobo,kryetar i Bordit të drejtorëve. Alsat-M