Xhaferri: 'Branitellat në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut'

2015-08-21 1

Ka vazhduar edhe sot punimet Komisioni për punë dhe politikë sociale, ku debatohet rreth propozim ligjit për branitellat të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Fjalën vazhdon të mbajë koordinatori i BDI-së Talat Xhaferri, i cili përmes sllajdit të sotëm njoftoi se drafti i propozuar në këtë formë është në kundërshtim edhe me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
"Propozim ligji në fjalë nuk duhet të kalojë edhe për një fakt, të cilin e kam përmendur edhe më herët, se mes tjerash ky projekt/ligj është në kundërshtim edhe me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Ligji i propozuar paraqet diskriminim direkt, të përcaktuar me nenin 6 të ligjit për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi si dhe konventës evropiane për të drejtat e njeriut", deklaroi Talat Xhaferri, BDI.
Xhaferi citoi madje një pjesë të shkëputur nga Ligji për mbrojtje nga diskriminimi.
"Situatë kur personi trajtohet në mënyrë të jo favorshme nga tjetri, ka qenë ose do të trajtohej ndryshe në situatë konkrete për shkak të origjinës së tij etnike ose racore", tha Talat Xhaferri, BDI.
Citatin në fjalë Xhaferi ua ofroi anëtarëve të tjerë të komisionit për t'i analizuar dhe shqyrtuar më thellësisht. Takimi i sotëm ishte vazhdim i 22-të i seancës me 25 të Komisionit për punë dhe politikë sociale. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange