Gjermani, përfundoi festivali i birrës "Oktoberfest"

2015-08-21 0

Gjermanët zbrazën fuçinë e fundit me birrë dhe këtë fundjavë shënuan fundin e festivalit më të madh botëror të birrës. "Oktoberfesti" gjerman, që këtë vit u mbajt për të 179-ën herë, do të mbahet mend për nga pirja rekorde e shtatë milionë litrave birrë dhe vizitës së mbi gjashtë milionë mysafirëve nga e gith bota.
"Kishim numër të madh të vizitorëve të uritur dhe të etur. Jemi të lumtur që edhe koha na mbajti dhe që ndodhi ndonjë incident më serioz", tha Diter Rajter, Drejtor i festivalit.
Edhe pse nuk kishte prishe të rendit dhe qetësisë publike, policia kishte regjistruar disa incidente më të vogla.
"Edhe pse nuk kishte incidente më serioze, regjistruam disa përleshje fizike. Atje ku ka shumë alkool dhe frekuentim njerëzish, pritet që të ketë këso dukuri", u shpreh Volfgan Venger, zëdhënës i policisë.
Por, kishte edhe raste të vjedhjes. Në mesin e turmave, pa portofolet e tyre të xhepit ngelën rreth 520 persona. Pa telefona celular kishin ngelur rreth 400 persona kurse 80 zonja pa stolitë e tyre të vlefshme. Shfaqja e 180-të e radhës e festivalit të birës do të fillojë vitin e ardhshëm më 21 shtator kurse do të përfundoj më 6 tetor. Petar Bllazhevski