DAP, obligime të reja për kompanitë

2015-08-21 1

Një obligim i ri për kompanitë në Maqedoni të cilët janë taksapagues të TVSH-së. Sipas ligjit, të gjitha 22.602 firmat që janë taksapagues mujor dhe tremujor të TVSH-së, do të duhet në muajt e ardhshëm të kalojnë në regjistrimin elektronik të TVSH-së. Për kompanitë që kanë detyrim mujor, data e përshtatjes është deri më 1 janar 2013, ndërsa ata që kanë obligim tre-mujor, një gjë të tillë duhet ta bëjnë deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë shpenzim i ri. Të gjithë ata që nuk posedojnë nënshkrim elektronik, internet dhe e-mail, të njëjtat do duhet ta sigurojnë të njëjtat. Vetëm USB kushton mbi dy mijë denarë, por fat është se blihet njëherë. Nënshkrimi elektronik do të rinovohet një herë në vit dhe për këtë paguhet 800 denarë. Megjithatë, e mira në gjithë këtë është se edhe më tej paraqitjen e TVSH-së, do të mund ta bëjnë edhe kontabilistët.
"Gjatë regjistrimit të sistemit të ri të E-tatimeve dhe dorëzimin e deklaratave tatimore, tatimpaguesit duhet paraprakisht të regjistrohen në DAP dhe të kërkohet të përdorin një certifikatë digjitale USB, të cilën mund ta blejnë nga dy dyqane të autorizuara. Tatimpaguesit të cilët kanë dorëzuar deklaratat tatimore përmes zyrave të kontabilitetit edhe më tej mund ta bëjnë atë përmes tyre, ndërsa zyrat e kontabilitetit për të gjithë tatimpaguesit që i udhëheqin mund të përdorin një certifikatë digjital. Në sistemin e ri tatimpaguesit e DAP-it mund ti përdorin edhe certifikatat digjitale që i kanë blerë për komunikimin elektronik me institucionet e tjera", deklaroi, Muhamedin Avdiq.
Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike theksojnë se këtë ri-orientim tatimpaguesve një mujor dhe tre-mujor, do duhet ta bëjnë edhe ata tatimpagues të cilët edhe deri tani e kanë përdorur tatimin elektronik. Të tjerët që nuk kanë përdorur asnjëherë "shërbimin elektronik" do të ishte mirë të përshtaten me të. Nga DAP-i thonë në qoftë se nuk shkohet me detyrimin e ri, nuk do të mund të bëhet dorëzim i deklaratave tatimore në letër, që do të thotë dënim për shkeljen e ligjit. Goran Temenugov

Free Traffic Exchange