Leje e integruar ekologjike - A për Birrarinë e Shkupit

2015-08-21 1

Birraria Shkupi mori leje ekologjike të integruar -- A, që paraqet konfirmim për përmbushjen e standardeve më të larta për ruajtjen e mjedisit. Ruajtja e mjedisit është pjesë e integruar e strategjisë së kompanisë, theksoi menaxhmenti i birrarisë, duke shtuar se kjo mënyrë e punës është tërësisht e inkorporuar në planet afatgjate për zhvillim.
"Kjo leje ekologjike e integruar vërteton dhe dëshmon përpjekjet tona dhe më duhet t'ju bind se edhe më tej do të na inspirojë të vazhdojmë me zhvillim të qëndrueshëm. Ndërsa ky është ende një proces në rrjedhë për ne, sepse kemi shumë standarde të rrepta për ruajtjen e mjedisit që i imponojnë Koka Kola dhe Hajneken dhe duhet t'i respektojmë", deklaroi Jaak Mikell, drejtor gjeneral i birrarisë.
"Në aspekt të ambientit të jetesës, Birrarinë Shkup e njohim si instalim, i cili në mënyrë të vazhdueshme investon përpjekje dhe mjete financiare në përmirësimin e saj. Kujdesi për ambientin e jetesës është shumë më tepër se plotësimi i dispozitave ligjore. Kjo duhet të jetë mënyrë e sjelljes, punës dhe përgjegjësisë së përditshme e të gjithë neve", tha Abdilaqim Ademi, ministër i mjedisit. Alsat-M