TIRANE- Gjergj Ndreca, njëri prej ish të burgosurve politikë të cilët vazhdojnë grevën e urisë që prej 22 shtatorit, është përfshirë nga flakët. Ekipi i gazetarëve të Tv A1 Report, që ndodhen pranë 2 çadrave ku po zhvillohej greva e urisë, në lagjen "Komuna e Parisit", siguruan pamjet ekskluzive të këtij akti tronditës, në ditën e 17-të të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë. Gjergj Ndreca është lyer me benzinë dhe më pas i ndihmuar nga një shok i tij rrobat kanë marrë flakë, pavarësisht përpjekjes për ta ndaluar.