Rastet e malarjes dhe sëmundjes së rëndë të virusit të Nilit raportohen edhe në Shqipëri. Të paktën 7 raste janë diagnostifikuar këtë vit me malarje ndërsa 5 raste të tjera dyshohen se janë të prekur me virusin e Nilit. Kjo është vënë në dukje sot gjatë një konference për infektologjinë që organizua në Tiranë, ndërkohë që është theksuar se rastet janë sporadike dhe të mirëtrajtueshme. Sipas mjekeve infeksionistë rastet e malarjes por dhe ato të etheve të Nilit janë të importuara edhe nga vendet fqinje ku jane shënuar dhe viktima