Partia Demokratike Shqiptare do të jetë neutrale sa i përket votëbesimit të qeverisë të parashtruar nga ana e LSDM-së. Ky ka qenë qëndrimi i kryesisë qendrore i kësaj partie të mbajtur sot pasdite në Tetovë. Kreu i PDSH-së Mnduh Thaci ka deklaruar se ky është shanci i fundit që BDI-ja, përfundimisht ta bllokojë këtë qeveri antishqiptare, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, Thaci me këtë rast ka porositur BDI-në që të jetë rehat se partia e tij asesi nuk do bëhet pjesë e kësaj qeverie.
"Do marrim pjesë në debat për interpelancën mirëpo gjatë votimit do të jemi neutral. Ju e dini se kemi dhënë një fjalë publike para disa kohe se do ta mbështesim tërësisht BDI-në që të arij ta bllokojë sjelljen e ligjeve antishqiptare dhe ti përfaqësojë ashtu si duhet shqiptarët. E dyta është se zëshëm kohëve të fundit flitet se BDI-ja nuk do të rinte në këtë qeveri anti shqiptare por arsyeja se ata rijnë është se mundë të hyj PDSH-ja në qeveri dhe mendoj se kjo do jetë marrja e fundit e justifikimit BDI-ja që e ka për të ndenjur në këtë qeveri antishqiptare. Deputetët do debatojnë do bisedojmë por pozicioni jonë do jetë neutral. Ne nuk do votojmë nesër që ata të bien prej qeverie për të treguar përfundimisht se ne skemi ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj qeverie megjithatë ky qëndrim I joni nuk do zgjat me muaj por me ditë dhe me javë e pastaj do fillojë ofensiva politike definitivisht për ta delegjitimuar BDInë para shqiptarëve dhe koston e parë do e paguajnë në zgjedhjet e ardhëshme lokale", ka deklaruar kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.