Hotelet për kafshët shtëpiake më nuk janë risi, por kur për to ofrohen masazhe, kujdes për thonjtë, shofer personal dhe krevat prej kadifeje, kjo bëhet hotel për kafshë me pesë yje. Për gjithë komoditetin që ofron personeli i hotelit anglez për kafshët shtëpiake "Çelsi", pronarët e tyre ndajnë edhe nga 200 dollarë në ditë.
"Në hotelin tonë ka gjithçka që mund të dëshirojnë kafshët e përkëdhelura. Ofrojmë argëtim gjatë tërë natës, kurse gjatë ditës kafshët mund të kënaqen në xhakuzi ose në këndin e lodrave. Çfarë të doni thuani, por ne jemi hotel i vërtetë me pesë yje", tha Keri Braun, pronare.
Dhomat luksoze kanë një madhësi prej 40 deri më 140 metra katror, kurse për ta kujdesen për çdo ditë personat e dhomave të trajnuar posaçërisht. Pronarët theksojnë se përveç të gjitha shërbimeve, kafshët shtëpiake që janë nën stres për shkak të ndarjes nga pronarët të cilët ishin të detyruar të udhëtojnë për disa ditë, që të marrin një trajtim të veçantë psikologjik".
"Kur qentë do të ndahen nga pronarët ato janë nën stres. Ne, natyrisht, duhet t'iu ndihmojmë që ata të relaksohen. Për raste të tilla, ne kemi përgatitur një program të veçantë", u shpreh Keri Braun, pronare.
Krahas gjendjes së vështirë ekonomike, biznesi me kafshët shtëpiake vazhdon të lulëzojë. Sipas analizave, në SHBA këtë vit për nevojat e kafshëve shtëpiake, amerikanëve shpenzuan më shumë se 53 miliardë dollarë. Petar Bllazhevski