Loja e Berishës me FMN-në: Eshtë pesimiste nga natyra

2015-08-21 0

Nëse u habitët kur dëgjuat ministrin e Financave Ridvan Bode të deklaronte se ekonomia ka një komponent të fortë psikologjik për të justifikuar parashikimin 6 herë më të ulët të FMN-së mbi rritjen ekonomike, mbahuni fort kur të mësoni variantin e Kryeministrit Berisha. Sipas tij, humnera nga 3%-shi i Qeverisë shqiptare te rritja vetëm me 0.5% e parashikuar FMN, vjen si pasojë e karakterit pesimist të Fondit Monetar Ndërkombëtar.