Maqedonia humbi tregun e Kosovës

2015-08-21 1

Maqedonia po e humb edhe tregun e Kosovës. Për 6 muajt e parë të këij viti shkëmbimi tregtar me këtë shtet fqinj me të cilin kemi një suficit të madh prej 220 milion dollarësh, ka shënuar rënie për 18.6 %. Për momentin dëmet llogariten në 3 milion dollarë, kurse odat ekonomike të dy vendeve fajin për keqësimin e relacioneve të biznesit e kërkojnë në mungesën e infrastrukturës së mirë rrugore. Rënia më e madhe shënohet tek produktet bujqësore-ushqimore, duhani, metalurgjia si dhe tek eksporti i derivateve të naftës të Rafinerisë Okta. Biznesmenët e të dy vendeve kërkojnë rrugëdalje nga kjo situatë. Apelojnë deri te qeveritë që të punojnë në përmirësimin e rrugëve me çka do të sigurohet qarkullimi më i shpejtë i mallrave.
" Kjo ka të bëjë me krizën ekonomike që përfshiu këto rajone dhe që drejtpërsëdrejti ndikon në shkëmbimin dhe së dyti është hapja e autostradës përmes Shqipërisë me çka një pjesë e kompanive kosovare më lehtë e kanë që të dalin në portin e Durrësit, kurse më parë tranzitonin nëpër Maqedoni drejt portit të Selanikut. Në këtë ndikon mosrealizimi i strukturës së trafikut hekurudhor dhe rrugor, edhe pse mund të themi se deri në mbarim të vitit në Kosovë do ndërtohet edhe autostrada Prishtinë- kufiri me Maqedoninë, kurse ne morëm premtimin nga kryeministri se vitin e ardhshëm drejtimi rrugor nga Maqedonia me Kosovën do të jepet me koncesion", deklaroi Branko Azevski, kryetar i OE-së.
Megjithatë është çështje se a do të realizohet në afati e parashikuar, pasi që nga ana e Maqedonisë ende nuk është bërë eksproprijimi i tokës për drejtimin rrugor për në bllacë, gjë që do të marr kohë plotësuese.
"Është e vërtetë që viti 2012 karakterizohet me një ramje të eksportit të Maqedonisë në Kosovë, mirëpo e tërë kjo duhet të adresohet në avancimin e infrastrukturës në drejtim të shqipërisë dhe me siguri e tëra kjo duhet të jetë model dhe një vërejtje për institucionet evndoree dhe në Kosovë edhe ën Maqedoni që të investojnë më tepër në avancimin dhe investimet në infrastrukturë", tha Safet Grxhaliu, kryetar i OE Kosovës.
Azeski dhe Gërxhaliu thonë se do ti intensifikojnë takimet dhe do punojnë në pjesën e energjetikës, përkatësisht në ndërtimin e largpërçuesit midis Maqedonisë dhe Kosovës, në gazifikimin dhe shfrytëzimin e kredive evropiane në projekte të përbashkëta rajonale. Maqedonia gjatë 7 muajve të parë të këtij viti eksportoi mallra në Kosovë në vlerën prej 235 mil dollarë, derisa ne importuam vetëm mallra për 15 milion dollarë. Verica Pavlloska

Free Traffic Exchange