Berisha sërish para fëmijëve: Rama po bllokon integrimin

2015-08-21 0

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha vazhdoi sot thirrjet në drejtim të fëmijëve të shkollave në të gjithë vendin, për të parë karriget bosh që le opozita, e cila sipas tij ka vetëm një qëllim, bllokimin e integrimit në BE.

"Kemi patur arritje të mëdha në të gjitha fushat, por sigurisht ne kemi edhe probleme për të cilat duhen bërë zgjidhje. Këto kanë të bëjnë me vendime që duan 3/5. Ju bëjmë thirrje që të mos harroni momentin e heqjes së vizave, pasi në atë periudhë kreu i opozitës mori një kuti nën sqetull që të bënte pazare për t'u liruar vizat. Vizat nuk kërkonin 3/ 5 dhe ai s'i bllokonte dot ashtu si nuk do të mund të bllokojë Statusin. Edhe tani do të bëjë pazare duke kërkuar Fierin në kërkim të statusit. Unë i bëj thirrje atij që të mos ju bllokoje ju të rinjve që doni të ecni në rrugën europiane."- tha Berisha para nxënësve të gjimnazit "Hydajet Lezha", në Lezhë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të saj.

(ad.ti/shqiptarja.com)