'Pavel Shatev' -- sondazh, kryesojnë VMRO-DPMNE dhe BDI

2015-08-21 0

Vazhdon të mbetet i lartë numri i votuesve të papërcaktuar se për cilën parti do të votonin nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare. Por pavarësisht këtij numri, votuesit tjerë, sërish më së shumti do të votonin për partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI. Kështu flasin të dhënat nga anketa e realizuar nga instituti 'Pavell Shatev'.
Në pyetjen se për cilën parti do të votoni nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme, 28.1 për qind janë shprehur të papërcaktuar, 20 për qind tjerë të anketuar thonë se nuk do të votojnë asnjërën parti ndërsa për VMRO-DPMNE do të votonin 24.1 për qind, për LSDM 14.9 për qind, për BDI 5.5 për qind, për PDSH 4.1 për qind dhe për RDK 1.8 për qind.
Sa i përket besueshmërisë tek liderët e partive politike edhe në këtë anketë në vend të parë është kryeministri dhe njëherit lider I VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski me 24.7 për qind, pastaj radhitet Branko Cërvenkovski me 7.3 për qind, Ali Ahmeti me 5.3 për qind, Menduh Thaçi me 3.9 për qind dhe Rufi Osmani me 2.4 për qind.
Ndërkohë pjesë e sondazhit ka qenë edhe çështja e branitellave. Në këtë anketë rreth 60 për qind e të anketuarve janë shprehur pro projekt ligjit për 'branitellat' ndërsa 25.5 për qind janë shprehur kundër. Shikuar në baza etnike 61.9 për qind e të anketuarve shqiptarëve janë shprehur kundër këtij projekt ligji ndërsa
pro janë shprehur 67.2 për qind maqedonas.
Dallime të ngjashme paraqiten edhe në pyetjen nëse votuesit mbështesin ose jo politikat e Qeverisë rreth çështjes së emrit.
Anketa është realizuar përmes linjës telefonike prej 10 deri më 28 shtator ndërsa janë përfshirë 6060 anketues, pa treguar se cila është përqindja etnike e të anketuarve. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange