'Shkollat', Mexhiti sfidon palën maqedonase

2015-08-21 1

Kreu i Çairit Izet Mexhiti ka sfiduar palën maqedonase, duke shprehur gatishmëri që ai të emërtojë cilëndo shkollë në territorin e komunës së tij me emër të ndonjë personaliteti nga historia maqedonase, por për kompensim që pala maqedonase të dëshmojë se është për bashkëjetesë dhe për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe të emërtojë një shkollë maqedonase me emrin e një shqiptari. Mexhiti madje ka theksuar qartë se nuk është e domosdoshme që ajo shkollë të mbaj emrin e ndonjë personaliteti që do të shkaktonte tensione.
"Ne jemi të gatshëm edhe pas 70 vjetëve që i kemi respektuar ato emra, personalitete , ngjarje nga historia maqedonase,e dhe tash mund të zgjedhim një shkollë ku qind për qind nxënësit janë shqiptarë, të mbajë emër nga historia maqedonase, por për kompensim që të tregohet e të dëshmohet nga ana tjetër se jemi të gatshëm të punojmë për bashkëjetesë. Pra le të gjejnë një shkollë në cilëndo komunë të Shkupit ku pjesa dërmuese e nxënësve janë maqedonas që shkolla të mbajë emrin e një shqiptari. Ja edhe ai të mos jetë ndonjë që ngre tensione, nuk është patjetër që të jetë Hasan Prishtina, Jusuf Gervalla, Adem Jashari. Ja, do të jap shembull konkret, nobelisti i vetëm nga Maqedonia është Ferid Murati, që do të thotë do të jetë nder edhe për shkollat", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.
Mexhiti ndërkohë vazhdon të mbrojë tezën se është e patolerueshme që në një shkollë ku 99 për qind e nxënësve janë shqiptarë, ku drejtori dhe kuadri arsimorë janë gjithashtu shqiptarë, shkolla të mbaj emrin e ndonjë personaliteti nga historia maqedonase. Ndërkohë që garanton se nuk do të ngrejë iniciativë për ndërrim të emrave për shkollat të cilat mbajnë emra maqedonas, e në të cilat një numër i konsiderueshëm i nxënësve janë maqedonas.
"Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë iniciativë për ndërrimin e emrit të shkollës Vasil Gllavinov, ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, në shkollën Tefejus, ku mësimi zhvillohet në gjuhën turke. Apo emrat siç janë 'Petar Pan', Idnina, Snezhana, nëpër çerdhe nuk ka pasur dhe nuk do të ketë iniciativë sepse janë emra të pranueshëm. Por në shkollat ku 99 për qind e fëmijëve janë shqiptarë, arsimtarët janë shqiptarë, drejtorët janë shqiptarë, prindërit janë shqiptarë, mendoj se realisht argumentet janë në anën tonë dhe ata nuk janë me dekret të kryetarit të Komunës, por se i kanë kaluar të gjitha filtrat, nga Këshilli i prindërve, nga Këshilli i shkollës, këshilli i komunës së Çairit, ndërsa ministri vetëm duhet t'i verifikojë statutet e shkollave dhe atë nuk e ka bërë në afatin e paraparë. Do të thotë ministri është ai i cili ka shkelur procedurat ligjore", u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.
Ndërkohë që vazhdojnë edhe më tej përplasjet mes komunës së Çairit dhe ministrisë së Arsimit, kjo e fundit madje është kërcënuar se do të gjobiten drejtorët e shkollave fillore në Çair që ndërruan emrat e shkollave, derisa Inspektorati shtetëror i arsimit kohë më pare doli me kumtesë se të njëjtët do të ndiqen edhe...

Free Traffic Exchange