Agjencia për ushqim dhe veterinari promovon fushatën kundër tërbimit

2015-08-21 4

Në tetor fillon vaksinimi i dhelprave kundër tërbimit. Bëhet fjalë për fazën e tretë të këtij lloji të vaksinimit oral të dhelprave që do të zbatohet në zonat rurale në të gjithë vendin.
"Teknika e vaksinimit është e njëjtë, sërish shkojmë me shpërndarjen e karremave me aeroplanë që në vete përmbajnë vaksinë kundër tërbimit. Në çdo fushatë do të shpërndahen rreth 500 mijë vaksina në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, me përjashtim të qyteteve dhe të sipërfaqeve ujore, që do të thotë se diku rreth 20 karrema do të shpërndahen në një km2", u shpreh Dejan Runtevski, Drejtor i Agjencisë për veterinari.
Për kontroll të plotë të sëmundjes, e rëndësishme është edhe gjendja e qenve endacakë. Me dispozitat e reja nga Ligji për identifikim dhe regjistrim të kafshëve - tani të gjithë pronarët e manarëve shtëpiak do të duhet ta identifikojnë manarin me një mikroçip, që do të sigurohet në klinikat veterinare që do të kushtojë rreth 500 denarë.
"Aktualisht në procedurë qeveritare është Rregullorja për identifikimin e detyrueshëm dhe regjistrimin e manarëve shtëpiak. Shpresojmë që deri në fund të tetorit ta miratojmë dhe të hyn në fuqi nga 1 janari vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se pas kësaj date të gjithë manarët shtëpiak do të duhet të jenë në mënyrë adekuate të regjistruar me mikroçip, ndërsa pronarët do kenë afat prej gjashtë muajve, pas lindjes së manarit, në mënyrë obligative ta regjistrojnë", deklaroi u shpreh Dejan Runtevski, Drejtor i Agjencisë për veterinari.
I gjithë projekti është financuar nga Bashkimi Evropian
"Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë fushatë, por të gjithë pjesëmarrësit duhet të përfshihen në luftën kundër tërbimit. Kjo është një sëmundje që nuk mund të ndalet lehtë dhe që bartet nga një vend në tjetrin, sepse kafshët nuk njohin kufirin dhe prandaj është e nevojshme për të bërë përpjekje në të njëjtën kohë në disa vende", tha Martin Klauk, delegacion i BE-së
Vaksinimi është pjesë e një projekti për të zhdukur tërbimin, që përveç në Maqedoni zbatohet në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange