Fox News kërkon ndjesë, transmetoi direkt pamjet e vetevrasjes

2015-08-21 3

Rrjeti amerikan Fox News kërkoi ndjesë publikisht për transmetimin live në televizion të një personi i cili i qëlloi veten në kokë.
Ditën e premte gjatë kohës që policia po ndiqte një person pasi kishte vjedhur një makinë, Fox News po trasmetonte drejtpërdrjetë me anë të helikopterit për trasmetim të gjithë ngjarjen.
Pas dhjetra kilometra ndjekje, personi në makinë ndaloi dhe nisi të vraponte drejt një rruge tjetër duke i shtënë vetes më pas në kokë.
Drejtuesi i rrjetit televiziv Shepard Smith, kërkoi ndjesë publikisht, pasi sipas tij gjëra të tilla nuk transmetohen në televizion. Ai u shpreh se i vinte vërtet shumë keq për trasmetimin e pamjeve të tilla të pacensuruara.
Sipas policisë, mësohet se ndjekja e personit në fjalë nisi si pasojë e vjedhjes së një makine. Pas mbërritjes në vendngjarje policia konfirmoi vdekjen e personit i cili mbetet ende i paidentifikuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange