Debatet me Rusmajlin, Gjiknuri përjashtohet 1 javë nga Kuvendi

2015-08-21 1

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është përjashtuar një javë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor pas debateve të ashpra të ligjvënësit socialist me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në orët e mesditës së të enjtes. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Kuvendi, ku në një njoftim për shtyp tha se sjellja e Gjiknurit ishte e padenjë dhe se para kryetares së Kuvendit deputeti kishte kërkuar falje "tre herë". Ndërkaq vetë deputeti i Partisë Socialiste i ka cilësuar këto deklarata si trillime. Ngjarja ka vijuar më tej edhe me reagimin e Partisë Socialiste, menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit që përjashton deputetin Gjiknuri pë 7 ditë nga Parlamenti. Nëpërmjet nën kryetarit të Kuvendit, Namik Dokle, PS tha se vendimi ndaj deputetit të tyre është "synim i mbrapshtë anti-opozitë".

(ad.ti/shqiptarja.com)