Osmani ndërron mendje për objektin. Arsyetohet pse nuk mer pjesë në debat në Alsat-M

2015-08-21 3

Ftesa për ballafaqim publik në ALSAT M në emisionin "Rruga drejt..." të kryetarit aktual të Gostivarit Rufi Osmani me ministrin e Pushtetit Lokal Nevzat Bejta ka detyruar që vetëm brenda pak ditësh kjo komunë të ndryshojë qëndrim sa i përket prishjes së objektit 8 katësh në këtë qytet. Nëse në fillim shkaku dhe faji për prishjen e objektit iu hodh ministrit të pushtetit lokal Nevzat Bejta, në arsyetimin e sotëm pse Rufi Osmani nuk pranon të ballafaqohet me të, theksohet fakti se kompetent tani na qenka Ministria e Transportit e jo ajo e Pushtetit lokal.
"Ofertën e Televizionit Alsat --M për t'i dhënë hapësirë kryetarit Rufi Osmani për të shpalosur argumentet në lidhje me rastin në fjalë, e vlerësojmë lartë, por do të ishte më produktive sikur debati televiziv, ballafaqimi, të ishte me kompetentët e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përfshi këtu ministrin Mile Janakievski"- thuhet mes të tjerave në reagimin e sotëm të Komunës së Gostivarit. Më tej në këtë reagim thuhet se kryetari i Komunës, për momentin gjendet për vizitë në Turqi dhe e cilëson si jo produktiv ballafaqimin publik me ministrin Nevzat Bejta pasi që siç theksohet në reagim "Nevzat Bejta, nuk është aspak i përfshirë në procesin e vendimmarrjes në sferën e urbanizmit, ndërsa edhe në dikasterin që ai drejton, vartësit e tij kanë më shumë kompetenca sesa vetë ai".
Ndryshimi i qëndrimit sa i përket rastit të rrënimit të objektit 8 katësh nga autoritet e Gostivarit, se kush është fajtor, është për t'u habitur nëse marrim parasysh faktin se edhe vetë kryetari i Komunës Osmani ishte kontradiktor gjatë komunikimit për organizimin e debatit në Alsat M.
Në mesazhin e djeshëm të Osmanit, dërguar përmes telefonit drejtuesit të emisionit "Rruga drejt... " thuhej :
"Përshëndetje, unë jam ne Stamboll deri të premten dhe nga Stambolli nuk mund të jem fizikisht në emisionin tuaj. Për sa i përket ballafaqimit, me cilindo kuadër të BDI-së, duke filluar nga kryetari i tyre, kam qenë gjithmonë në dispozicion."
Pas këtij mesazhi Rufi Osmanit iu bë edhe një tjetër ftesë që të jetë pjesë e debatit të emisionit "Rruga drejtë..." javën e ardhshme, pas kthimit të tij nga Stambolli, por për befasi, edhe pse theksoi se është i gatshëm me cilindo kuadër të BDI-së të ballafaqohet, ai dërgoi këtë përgjigje:
"Me njeri të komprometuar të cilit i kam ngritur 8 padi penale për shpërdorim detyre nuk kam nevojë të ballafaqoj argumentet"...
Po kjo e fundit theksohet edhe në reagimin e sotëm të komunës së Gostivarit:
"Me personin i cili i bëri dëm Gostivarit gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare si kryetar komune duke prishur rreth 1000 objekte pa respektuar aspak procedurat ligjore dhe me personin i cili vazhdon të dëmtojë qytetarët e Gostivarit edhe nga pozicioni i ministrit të Pushtetit Lokal, Rufi Osmani nuk del në debat televiziv."
Pavarësisht gjithë kësaj, nëse ndërkohë Rufi Osmani ndryshon mendje, Alsat M mbetet i gatshëm të organizojë këtë ballafaqim në kohën kur atij do t'i përshtatet, debat të cilin e ...

Free Traffic Exchange