ANIFEST ROZAFA 2012 26 09 2012

2015-08-21 0

Nis në qytetin e Shkodrës edicioni i tretë i Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "AniFest Rozafa 2012". Në emër të organizatorëve ishte drejtori i këtij festivali Artan Maku i cili mbrëmjen e së martës u shpreh se ky organizim shënon një nivel të ri artistik në cilësinë e filmave pjesëmarrës.

Sinkr.........Artan MAKU- Drejtor "Anifest Rozafa"

Mjeshtri i animacionit, Bujar Kapexhiu deklaroi se ndihet i priveligjuar që e hap zyrtarisht këtë edicion.

Sink..........Bujar KAPEXHIU- Regjisor

Festivali që do të zgjasë për katër ditë, këtë vit ka një shtrirje të madhe gjeografike pasi kanë aplikuar 300 filma dhe mes tyre janë përzgjedhur 80 nga katër kontinentet. Këta filma trajtojnë tema sociale, mesazhe filozofike të jetës, probleme të njerëzimit, nga lufta kundër dhunës e racizmi. Filmat vijnë në Festivalin e "Anifest Rozafa 2012" pasi janë ballafaquar me sukses edhe në festivalet e ndryshme ndërkombëtare në mbarë botën.