Vijon dita e dytë e grevës së urisë të ish të përndjekurve politikë, të cilët janë pozicionuar në qiell të hapur pranë "Komunës së Parisit" në Tiranë.
Numri i tyre vijon të mbetet 6 edhe gjatë grevës së sotme, ndërsa nga dita në ditë pritet t'i bashkohen grevës së urisë edhe pjesëtarë të tjerë të kësaj shtrese shoqërore.