Analistët: Opozita maqedonase gaboi që mbështeti ligjin për 'Branitellat'

2015-08-21 2

Opozita maqedonase ka gabuar që i ka dhënë përkrahje ligjit të branitellave të propozuar nga VMRO DPMNE, kështu ka deklaruar në emisionin RRUGA DREJT... profesori universitar Ljubomir Fërçkovski sipas të cilit Maqedonia gjendet në një situatë absurde, ata që shkaktojnë krizën politike dhe ndëretnike rrisin rejtingun ndërsa opozitës në këtë periudhë i bie përkrahja në elektorat. Ndërsa Ymer Islamili profesor në USHT thotë se partia e Ahmetit duhet të ndërpres të shesh demagogji në emër të interesave më të mëdha shtetërore duke harruar elektoratin e tij gjegjësisht shqiptarët.
"Ato detyrohen që të vetëdijesohen njëherë e përgjithmonë që ato janë këtu për të mbrojt interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe politikën kontekstuale nacional shqiptare ta lej njëherë e përgjithmonë, është koha të ndalojnë të na e lajnë trurin me akull, të na shpërlajnë trurin të natyrës ne funksionojmë në kontekst të BE-së, shumë absurde është kjo situatë. Ata mbrojnë interesin e BE-së në Maqedoni ndërkohë nuk janë të aftë të mbrojnë të drejtat e mia si shqiptarë këtu brenda. Unë këtë absurd të tyre nuk mund ta kuptoj", tha Ymer Ismaili, profesor universitar.
"Për mua është e pakuptimtë, mbështetja e ligjit për 'Branitellat', nga opozita... Unë me VMRO-DPMNE-në nuk do të shkoja askund, as në treg. Do të thotë askund, asgjë nga dora e tyre nuk do të merrja. Për shkak se ata nuk kanë projekt dhe nuk kanë vullnet të mirë për Maqedoninë dhe kjo është e dëshmuar. Sipas kësaj ajo që kanë mbështetur ligjin për 'Branitellat', është një hap i dobët, ata si duket janë marrë vesh me Thaçin megjithatë ajo nuk është kurrfarë loje. Ata mes tyre përmes krizës e kanë zhvilluar rejtingun e partive të tyre, si do ti dënoj populli kur pas krizës opozita qëndron me keq se sa para krizës, rezultat i ç'kahit është kjo?", u shpreh Lubomir Fërçkovski, profesor universitar.
Sipas profesorit universitarë Ymer Ismaili, partisë së Ahmetit nuk i mbetet kurrfarë justifikimi, kjo parti i ka duart e lira që të veproj njëherë e përgjithmonë në interes të shqiptarëve, sepse sipas tij PDSH-ja opozitare është tejet konstruktive dhe nuk jep asnjë shenjë se është e interesuar të shkel mbi legjitimitetin e popullit dhe të futet sërish në qeveri me Gruevskin.
"Unë mendoj që këtë vitin e fundit, PDSH-ja me aq sa di unë nuk ka dhënë as shenjë që është e gatshme të hyjë në koalicion me VMRO-DPMNE-në që do të thotë elementi legal dhe legjitim i BDI-së është i plotë dhe i pakontestueshëm. PDSH-ja funksionon si parti opozitare në mënyrën më të denjë siç i ka hije një opozite. BDI-së i mbetet të funksionon brenda si parti pozitare e cila ka platformën e vet. Dhe unë për këtë vit, mos të them për këto katër vite që janë në qeveri me VMRO, lutem edhe vet të bëj me konceptim më optimistë të mundshëm, të numëroj një element të realizuar që ka koncept strategjik nacional për shqiptarët dhe nuk e gjej dot", theksoi Ymer Ismaili, profesor universitar.
Fërckovski nga ana tjetër nuk e përjashtoi mundësia se fundi i kësaj lo...

Free Traffic Exchange