Fyle kërkon maturi politike

2015-08-21 1

Kriza politike mes partnerëve të koalicionit solli Shtefan Fylen të shqetësuar në Shkup. Fyle me një ton mjaft të brengosur u shpreh se sjellja garuese e partive politike mund të çoj në destabilizimin e vendit. Madje komisionari evropian tha se kjo politikë në rend të parë dëmton procesin euro-integrues të vendit. Ai u shpreh së Marrëveshja e Ohrit dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë pjesë e vizionit të përbashkët të partive.
"Unë erdha me një shqetësim të caktuar ndaj partive politike të cilët orientohen në bazat e tyre etnike qoftë edhe me çmimin e stabilitetit politik. Më shumë se 10 vite nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit dhe 20 vjet pas pavarësisë së Maqedonisë ju vendosët një sistem unik dhe bazë të shëndoshë për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme etnike. Ardhmëria juaj gjendet në vizionin e përbashkët për shtetin tuaj; Bashkimi Evropian dhe Marrëveshja e Ohrit janë elementet kyçe të këtij vizioni dhe ju inkurajoj të gjithëve që të kontribuoni në këtë drejtim", deklaroi komisionari evropian për zgjerim Shtefan Fyle.
Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski, ndonëse pohoi se marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë të acaruara, komisionarin evropian e siguroi se nuk reflektojnë në marrëdhëniet ndëretnike dhe tensionimin e shoqërisë.
"Mund të vlerësoj se marrëdhëniet janë komplekse dhe ne si partnerë të koalicionit ballafaqohemi me sfida të cilat përpiqemi t'i kapërcejmë përmes kontakteve të përditshme në nivele të ndryshme partiake. Në kërkim të zgjidhjes së sfidave udhëhiqemi prej qëllimit parësor për sigurimin e hapësirës për zbatimin efikas dhe pa pengesë të reformave dhe në këtë drejtim do kisha thënë se qeveria dhe organet shtetërore punojmë me kapacitete të plotë, ndërsa sfidat dhe qëndrimet e ndryshme të partive politike sa të duken të pakapërcyeshme, nuk kanë potencialin për të nxitur de-stabilizim të marrëdhënieve ndëretnike dhe tensione në shoqëri" , theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.
Por Fyle edhe më herët në Kuvend, para deputetëve porositi se rruga që kanë marrë partitë politike nuk çojnë askund dhe se vetë promovimi i tyre dëmton gjithë proceset që zhvillohen në vend.
"Nga Brukseli ne mund të përcjellim porosi sa të duam se rruga e tillë nuk çon askund, -- por varet nga ju që të mos humbni potencialin tuaj për promovim, e cila do të ketë implikime negative ndaj gjithçka që bëni, në radhe të parë ndaj procesit të euro-integrimeve, ka shtuar komisionari Fyle.
Fyle nga ana tjetër konstatoi se vendi ka shënuar rezultate për sa u përket obligimeve që dalin nga Dialogu i nivelit të lartë para-qasës. Ai përmendi arritjet në gjyqësi, në luftën kundër korrupsionit si dhe përgatitjes së ligjit për ç'kriminalizimin e shpifjes dhe kodin penal. Fyle porositi se reformat duhet të vazhdojnë deri në dhjetor, atëherë kur Këshilli i BE-së cakton fatin e mëtutjeshëm, respektivisht nëse këtë radhë do t'ia japë datën për fillimin e bisedimeve. Fyle porositi vendin edhe për rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve të mira ndër...

Free Traffic Exchange