Prindërit shqiptar të Shkollës Fillore 'Goce Dellçev' të Lisiçes së Epërme, sot revoltën e tyre për shuarjen e paraleles në gjuhën shqipe e kanë shprehur para Komunës së Aerodromit. Ata kërkuan takim me kreun e komunës, Ivica Konevski por një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të siç u tha agjendës së tij ishte të ngarkuar. Kjo sjellje e autoriteteve të komunës së Aerodromit i revoltoi prindërit shqiptarë dhe me këtë rast ata apeluan që së shpejti të caktohet një takim dhe të tejkalohet problemi.
"Këshilli ka miratuar vendim, mësuesin e kanë larguar nga puna dhe tani fëmijët na kanë mbetur në rrugë, 3 paralele në një klasë, a mundet një mësues për 1 orë ti mësojë? Turp është kjo punë dhe për më tepër po i thërret fshehurazi atje gazetarët, si mundet kjo kështu, ne jemi njerëz, e jo të presim si kafshë këtu para", u shpreh një prind.
"Duhet me dhanë përgjegjësi, ne jemi këtu për këtë punë, çka na tha ajo, çka foli, ne asgjë nuk dijmë...Ne kemi ardhur tek kryetari të merremi vesh dhe jo me këtë të merremi...Ne kemi punë drejtpërdrejt me kryetarin se çka po na premton ai?", tha një tjetër prind.
"Të gjitha shkollat në Maqedoni, 86 komuna janë në vend dhe çdo komunë ka nga 2-3 shkolla që punojnë me klasë të ndara, me 8 ose 10 nxënës, klasa jonë i ka 17 nxënës, kjo nuk di çfarë është, po luajnë me ne, me nervat tona. Në shkollën tonë shkoni, janë klasat aty ty punue me 19-20 nxënës d.m.th paralele ka të formuar me më pak se 24 nxënës, në kundërshtim me ligjin për arsim fillor neni 41 paragrafi 5", deklaroi Rufki Loku, ish mësues në SH.F 'Goce Dellçev' Lisiçe e Epërme.
Zëdhënësja e Komunës së Aerodromit, tha se arsyeja pse është shuar një paralele në gjuhën shqipe në Lisiçe të Epërme është mungesa e hapësirave për mësim por edhe numri i vogël i nxënësve.
"Absolutisht ekziston vullnet i mirë dhe nuk bëhet fjalë për diçka tjetër por megjithatë nuk ekzistojnë mundësi hapësinore dhe këtu është i gjithë problemi. Po bëjmë tentime të mëdha që të tejkalojmë këtë problem dhe tani për tani kushtet janë ato, ligji është respektuar, nuk mund të formohet paralele me më pak se 24 fëmijë, kështu që paralelja e tyre me 32 nxënës është e formuar në suaza të mundësive ligjore", theksoi Maja Mançevska, zëdhënëse e Komunës së Aerodrom-it.
Por, nga ana tjetër zv/ Ministri i Arsimit, Safet Neziri sot edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se koncepti i paraleleve të kombinuara në 'Goce Dellçev' është i palogjikshëm dhe që së shpejti duhet të gjendet një zgjidhje.
"Unë kam vendosur kontakte me kryetarin e komunës, ai arsyetohet me faktin se këtë e ka bërë drejtorja me vendim të këshillit të arsimtarëve, por unë gjithashtu kam dërguar edhe inspektor shtetëror të arsimit për ta verifikuar gjendjen. Unë kam kërkuar që të bëhen së paku 3 paralele në të cilën 1 klasë do të jetë me 17 nxënës klasa e katërt, klasa e parë dhe e dyta të jenë të kombinuara ndërsa klasa e tretë dhe e pestë të jetë paralele tjetër në këtë drejtim. Me sa duket drejtoria e kësaj shkolle ka hasur në ...