Vendosja e disa lojërave në lulishten e zonës së njohur me emrin 'Fusha e Aviacioni' ka ngjallur pakënaqësinë e banorëve. Ata janë konfliktuar sot me përfaqësuesit e firmës që prej disa ditësh ka nisur punimet për instalimin e strukturës metalike, në të cilën do të vendosen lojërat. Banorët e zonës shprehen se preferojnë më shumë pemët dhe gjelbërimin se sa shkatërrimin e tyre për të vendosur disa lojëra.