Akuza dhe kundër-akuza për gjendjen ekonomike në vend

2015-08-21 0

Një ditë pasi Enti i Shtetëror i Statistikës njoftoi se ekonomia është në recesion sot reaguan një pjesë e partive politike. Social- demokratët shprehën shqetësimin për gjendjen ekonomike dhe fajësuan politikën e kryeministrit Gruevski.
"Megjithë ndodhitë e shumta, Qeveria e Gruevskit nuk ndryshoi asgjë në sjelljen e saj. Ajo po vazhdon të shpenzojë në mënyrë joproduktive dhe t'i fusë qytetarët në borxh. Qeveria e humbi kontaktin me realitetin. Ajo jeton në një botën e saj, shumë larg qytetarëve dhe nuk kujdeset për popullin, por vetëm për interesat e veta partiake", theksoi Zoran Jovanovski, zëdhënës i LSDM-së.
Për liberalë Demokratët, recesioni do të shkaktojë humbje vendesh pune, zvogëlim të pagave dhe rënie të likuiditetit të kompanive.
"Recesioni në Maqedoni do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, e cila do të rrisë shkallën e lartë të papunësisë, aktualisht mbi 32%. Pastaj, shkurtimi i pagave edhe ashtu të vogla, zvogëlimi në vazhdim i likuiditetit të kompanive. Duke ndjekur shembullin e disa vendeve me zhvillim të lartë, PLD propozon formimin e organit të ekspertëve nga fusha e ekonomisë që të ndjekin me vëmendje gjendjen dhe të propozojnë masa për kapërcimin e krizës", tha Roza Topuzova -- Karevska, anëtare e këshillit qendror të PLD-së.
Nga ministria e Financave sot theksuan se Qeveria e kishte parashikuar produktin bruto vendor negativ dhe se ka ndërmarrë masa për kapërcimin e situatës.
"Të dhënën që shpalli Enti i Statistikës për tremujorin e dytë të këtij viti, ishin në një farë mënyre, të pritshme dhe të paralajmëruara nga ana jonë. Qeveria vuri në dukje parashikimet se tremujori i dytë do të jetë negativ. Pikërisht për këtë, ne ndërmorëm në kohë masa me të cilat kemi ndërhyrë aktualisht në disa fusha. Me rishikimin e buxhetit në maj dhe qershor, e përshtatëm buxhetin, mbajtëm investimet kapitale në një nivel të lartë me qëllim që përmes tyre të ndikojmë në drejtim të mbështetjes të ekonomisë, dhe siguruam në kohë dy linja kreditore", deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Në tremujorin e parë të vitit shkalla negative e produktit bruto vendor ishte 1,4%. Ndërkohë sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikave, në tremujorin e dytë u shënuar një rënie për 0,9 për qind krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Petar Bllazhevski