Anomalitë e syve tek fëmijë shërohen edhe në Spitalin Europian të Syve

2015-08-21 1

Anomalitë e syve tek foshnjat e lindura para kohe, e quajtur retinopati premature do të shërohet në Spitalin evropian të syve, i cili dot firmosi marrëveshje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Prindërit, të cilët deri tani i dërgonin foshnjat e tyre të lindura para kohe, në Bullgari ose në Turqi, tani operacionet dhe trajtimin e kësaj anomalie do të mund ta kenë në Spitalin Evropian të syve.

"Pacientët me retinopati premature nuk do të duhet të shërohen jashtë vendit. Këtë do të mund ta bëjnë në spitalin tonë. Të shpjegojmë se çfarë do të thotë retinopatia premature, kjo do të thotë që fëmijët që janë lindur të pazhvilluar mirë, që janë lindur para kohe, segmenti i pasmë i syrit nuk i është formuar ende dhe andaj ka mangësi në qendrën e të pamurit", tha Faruk Semiz, Drejtor i Spitalit Evropian të Syve

Mesatarisht, çdo vit nga Maqedonia shkonin jashtë vendit për kurim rreth 20 foshnje. Tani, në Maqedoni mbërriti edhe kulmi i kirurgjisë oftalmologjike, konsideron drejtoresha e FSHS-së.

"Deri tani shpenzimet për një ndërhyrje kirurgjikale jashtë shtetit shkonin nga 4 deri në 20 mijë euro, dhe vetë familjet duhej të marrin pjesë me 20% pjesëmarrje në këtë shumë parash, përkatësisht me 1 deri më 4 mijë euro. Tani, përmes dërgimit nga klinikat përkatëse, përmes Fondit deri në Spitalin Evropian të syve, operacioni do të realizohet menjëherë me pjesëmarrje vetëm me 100 euro", tha Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoreshë e FSSH-së

Autoritetet theksuan se përmes bashkëpunimit me Spitalin Evropian të syve u eliminuan disa ndërhyrje të rëndësishme për të cilat, deri tani kuroheshin vetëm jashtë shtetit; të tilla janë vitrektomia, ablacia dhe ndërrimi i vajit të silikonit. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange