Personi i arrestuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut ilir Xhakja nuk është i panjohur për botën e krimit dhe strukturat e policisë. Edhe pse dje ishte duke shëtitur me makinë me targa dhe me xhama të zinj. Ai ka dalë nga burgu pasi i ka shpëtuar mrekullisht një dënimi me 21 vite burg. Ka qenë Gjykata e Apelit të Durrësit ajo që e ka çliruar atë nga akuza për vrasje dhe e ka dënuar vetëm për armët që i'u kapën në flagrancë në aksionin e vitit 2007