Rekomandimet e OSBE-së për Kodin Zgjedhor, në vesh të shurdhër!

2015-08-21 0

Mungon vullneti politik për përfshirjen e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHIR-t në Kodin Zgjedhorë, siç janë azhurimi i Listës zgjedhore, keqpërdorimi i funksioneve shtetërore, presionet ndaj votuesve etj. Këtë mendim ndan sot panelistët në debatin kushtuar implementimit të rekomandimeve të OSB-së në kodin zgjedhorë si parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike.
"Kuptohet, ekzistimi i vullnetit politik për pranimin dhe zbatimin e rekomandimeve ka rëndësi të veçantë, por për fat të keq, përshtypja është se pikërisht vullneti politik është pengesa kryesore. Në rast se edhe kësaj radhe mbeten vetëm në ndryshime kozmetike të kodit zgjedhor, pa u reformuar segmentet kyçe nuk mund të presim përmirësime të vërteta në procesin zgjedhorë", deklaroi Trifun Kostovski, kryetar i këshillit për bashkëpunim Global.
Ndërkohë ish deputeti Naser Ziberi vlerëson se deri në zgjedhje e ardhshme ka kohë për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore dhe përfshirjen e rekomandimeve në të mirëpo deri tani vullneti politik për këtë çështje nuk është inkorporuar në vepër.
"Maqedonia deklarativisht dhe parimisht çdoherë thotë se i ka parasysh rekomandimet e OSBE, ODIHIR dhe të Këshillit të Evropës përfshirë këtu edhe Komisionin e Venecias, por në fakt nga ajo që mund të shihet në pamje të parë shumë pak nga vërejtjet, sugjerimet, konstatimet janë në versionet punuese duke pas parasysh se komisioni që po bën përgatitjen e versionit të ri ka hedhë tani në sipërfaqe një version punues. Kuptohet që ka kohë ende dhe në bazë të diskutimeve dhe debateve që do të zhvillohen dhe pjesëmarrjes edhe të aktorëve tjerë ka hapësirë që të bëhet kuptohet po që se ekziston vullnet politik. Deri tani ky vullnet politik nuk është demonstruar në vepër", u shpreh Naser Ziberi, ish deputet.
"Vullnet politik nuk ka, fatkeqësisht nuk ka aq sa duhet që gjithë ky proces të normalizohet dhe për ne të mos flitet ma se a kemi pas zgjedhje demokratike dhe ferr. Është absurde pas 22 vjetëve në mes të Evropës të flitet se a keni zgjedhje demokratike dhe ferr", tha Albetrt Musliu, analist.
Gjatë debatit u konstatua se pavarësisht se çfarë zgjedhje do të pasojnë të rregullta apo të parakohshme , implementimi i rekomandimeve në fjalë është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike. Në debat ndonëse të ftuar edhe përfaqësues të partive politike parlamentare ato nuk e panë të udhës të përfshihen në debatin për këtë çështje të ndjeshme. Bedri Rexhallari