Elbasan, dasma e kthyer në mort, 2 të vdekur, një tjetër rëndë në spital

2015-08-21 1

Ajo që duhej të ishte ceremonia më e bukur e jetës për Jani Dushkun dhe nusen e tij është kthyer në mort mbrëmjen e djeshme në fshatin Jagobinë të Elbasanit. Kunati dhe vëllai i dhëndrit, përkatësisht Pëllumb Belegu, 56 vjeç dhe Mareglen Dushku 40 vjeç mbetën të vrarë, ndërsa Edmond Dushku, 36 vjeç u plagos, pas sulmit me thika nga dy vëllezërit Blerim dhe Edmond Eshja, fqinjë me familjen Dushku, por njëkohësisht dhe të ftuar në dasmë. Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në fshatin Jagobinë të Elbasanit të dielen 9 shator.