Tetëdhjetë ekipe nga e gjithë Evropa ishin pjesë e kampionatit evropianë të traktorëve me rimorkio, nikoqir i të cilit ishte qyteti gjerman, Fushtorf afër Mynsterit. Në këtë garë morën pjesë traktorë me fuqi prej rreth 10 mijë kuaj-fuqi. Gara zgjat dy ditë, e cila për garuesit është një argëtim i madh, pasi kanë mundësinë të prezantojnë traktorët e tyre të cilët vetë i kanë përmirësuar dhe forcuar.
"Unë nuk kalova mirë. Tërheqja e parë ishte e mirë dhe ishim të lumtur. Gjatë tërheqjes së dytë u ballafaquam me probleme me transmetuesin i cili u bë i lirshëm dhe rripi gjithashtu i lirua. Jam i zhgënjyer që më diskualifikuan për një defekt aq të vogël, por që të garosh këtu para publikut tim ishte e shkëlqyeshme", tha Tomas Mantman, pjesëmarrës.
Organizatori i garës së sivjetme shpjegoi se ajo praktikisht u rrit deri në traktor që tërheq rimorkio dhe argëtohet shumë në këtë garë.
"Babai im merrej me këtë 30 vjet, unë e ngisja traktorin që prej moshës 16 vjet dhe është shumë argëtuese. Gara përbëhet nga tërheqja e rimorkios e cila bëhet gjithnjë e më e vështirë sa më larg të shkoni. Pastaj me laser përcaktohet se kush është fituesi dhe kush do të jetë kampion evropian", u shpreh Tobias Hoerskam, organizator dhe garues.
Traktorë që marrin pjesë në këtë garë nuk janë traktorë të zakonshëm, ata kanë nga 9 deri 10 mijë kuaj-fuqi dhe janë konstruktuar nga motorët e vjetër të avionëve apo të makinave të garave. Ekziston një gamë e madhe, por traktorë duhet të plotësojnë standarde të caktuara për të marrë pjesë në këtë kampionat evropian. Bojana Simonoviq