VMRO nuk përjashton mundësinë e bisedimeve me BDI-në rreth ligjit për 'Branitellat'

2015-08-21 1

VMRO-DPMNE paralajmëron mundësinë e bisedimeve me BDI-në rreth propozim ligjit për forcat maqedonase të sigurimit që ndryshe njihet si ligji i 'branitellave'. Por, Ilija Dimovski nga partia e Gruevskit vazhdonë të mbron qëndrimin se ligji është pozitiv dhe si i tillë edhe duhet të miratohet ndërsa mohon pretendimet për gjoja bllokimin e ligjit nga ana e BDI-së, e cila po shfrytëzon të gjitha mundësitë për parandalimin e miratimit të këtij ligji, i cili sipas partisë së Ahmetit është ligj mono-etnik dhe si i tillë venë në pikëpyetje funksionimin e mëtejmë të kësaj qeverie.
"Dallimet që ekzistojnë rreth disa çështjeve politike janë akoma aktuale, do të shohim që përmes bisedimeve, kontaktet ekzistojnë do të shohim në periudhën e ardhshme se si do të zhvillohen punët. Miratimi i ligjit nuk është i bllokuar, ata po shfrytëzojnë të drejtat e mundësuara me rregullore gjatë debatit, derisa ne mbajmë qëndrimin se ai ligj është pozitiv dhe se parlamenti maqedonas duhet ta miratoj", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Megjithatë edhe përkundër kësaj nga VMRO-DPMNE mohojnë krizën qeveritare dhe shprehen se të gjitha institucionet funksionojnë dhe se kontaktet me partnerët e koalicionet janë normale dhe të pashmangshme pasi siç shprehen punojnë në institucione dhe zyra të njëjta.
"Ne çdo ditë shihemi me kolegët, në punë bisedojmë për çështje të ndryshme, do të thotë bashkë punojmë në të njëjtat institucione, në të njëjtat zyra", u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Në këtë drejtim ishte sot edhe përurimi i rrugës Samoillova ku u paraqitën zyrtarë të lartë të VMRO-s me në krye Nikolla Gruevskin por edhe ato të BDI-së, si nënkryetari i partisë dhe njëherit kryetar i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Gjatë përurimit të kësaj rruge e cila shpie drejtë Ambasadës së SHBA-ve ishte prezent edhe ambasadori amerikan Pol Uollers. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange