Një dramë përtej njerëzores, një tragjedi që dhe lotët i ka pak. Vdekja e nënës Violeta Metani 28 vjec dhe foshnjës së saj 4 muajsh tre ditë më parë në një aksident fatal pranë vendit të quajtur Mbikalimi i Golemit është vetëm një pjesë e kësaj ngjarje të dhimbshme. Vdekja e dyfishtë u përjetua pas hekurave të burgut nga i ati i foshnjës dhe bashkëshorti i Violetës, Sulejman Metani i cili për një tekë ose dicka më tepër të një prokurori në Kavajë të quajtur Dritan Nushi, nuk u lejua të merrte pjesë qoftë dhe për pak minuta në ceremoninë mortore të përcjelljes në banesën e fundit të dy të dashurve të tij. Gazetari i Tv A1 Report, Habjon Hasani dhe kameramani Armand Ramku sjellin ekskluzivisht reportazhin nga familja e Violeta Metanit në Rrogozhinë.