Xhaferi: Nëse miratohet ligji për 'Branitellat', shqiptarët do të kërkojnë Kushtetutë të re

2015-08-21 3

Miratimi i ligjit për 'Branitelat', pa votën e shqiptarëve do të shkaktojë ndarje etnike dhe do të detyroj subjektet politike shqiptare që të kërkojnë zgjidhje tjetër përmes një Kushtetute të re të Republikës së Maqedonisë. Kështu u shpreh zv/ kryeministri Musa Xhaferi, sipas të cilit propozim Ligji në mënyrë direkte sfidon Marrëveshjen e Ohrit dhe si i tillë është në kundërshtim të plotë me këtë dokument të mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët.
"Po qe se vjen deri te votimi i Ligjit, do të vijë në mënyrë taksaktive vetëm me vota majorizuese etnike, dhe faktikisht aty do të kemi një ndarje etnike, dhe aty ai do të jetë testi më i keq, sfida më e madhe që do ti bëhet Marrëveshjes së Ohrit dhe do të hapen tema të tjera të cilat do të jenë akoma më të vështira. Si për shembull, atëherë do të jetë në pikëpyetje kushtetuta aktuale, do të mendohet se kjo nuk i ballanson raportet dhe duhet të kërkohet zgjidhje, kjo është demokratike. Dhe unë besoj në përvojën e partive politike, jo vetëm VMRO-DPMNE-së, por edhe të tjerave, të institucioneve tjera joqeveritare se do të din të reflektojnë që të mos ta çojnë procesin deri në atë pikë sa që të hapen tema të cilat do të jenë më të vështira se sa kjo", deklaroi Musa Xhaferri, zv/ kryeministër.
Në vij të njëjtë me Xhaferin edhe analistët politik Musliu e Misini, të cilët shprehen të prerë se pas miratimit të ligjit në fjalë, shqiptarëve s'u mbetet tjetër pos të kërkojnë redifinim të kushtetutës.
"Marrëveshja e Ohrit në rast se nuk implementohet shqiptarët do të dalin të kërkojnë mekanizëm tjetër i cili nuk do ti lejoj shqiptarët që të majorizohen. Edhe Marrëveshja e Ohrit është pikërisht ajo, sigurimi i mekanizmit jo-majorizues dhe unë e kuptoj dilemën se nëse ligjet të cilat janë definitivishtë të papranueshëm për shqiptarët, miratohen me majorizim, shqiptarët duhet të kërkojnë mekanizma tjerë", tha Albert Musliu, analist.
"Ne në një situatë të këtillë nuk mund të prisni që ata të sjellin një ligj universal. Dhe çfarë u mbetet. Një është të miratoni ligj të veçantë i cili do të jetë rezultat i një marrëveshje në mes partnerëve të koalicionit ku do të arrihet konsensus në mirëkuptimin e atyre njerëzve të cilët sot duhet të jenë të trajtuar përmes këtij ligji, siç thoni universal apo të veçantë apo do të ndodhë ajo që ju e theksuat si opsion, ku ju si parti, si faktor politik keni të drejtë ta kërkoni a ajo është redifinim i marrëdhënieve në qeveri dhe në shtet definitivishtë", u shpreh Suad Misini, analist.
Ndërkohë zv kryeministri Musa Xhaferi për herë të parë në opinion ka njoftuar se ekziston raport për implementimin e deritanishëm të MO që ka kaluar në Qeveri dhe i është dorëzuar Komisionit Evropian në të cilin mes tjerash shkruan se do të zgjidhet statusi i të dëmtuarve në konfliktin e 2001.
"Në fund të qershorit, qeveria gjegjësisht Sekretariati për implementim të Marrëveshjes së Ohrit ka dërguar një raport në Komisioni Evropian për 10 vite çka është arritur në implementim të Marrëveshjes së O...