Fushë Krujë, fermeri bllokon rrugën: Do thaj misrin

2015-08-21 1

Fermeri Riza Teta ka bërë një zgjedhje të çuditshme për të tharë misrin. Ai ka "privatizuar" një segment të unazës së qytetit në Fushë Krujë, duke e bllokuar në dy anët e saj me shirita dhe me dengje bari të presuar. Rrugën fermeri e përdor si fushë për të tharë misrin e sapo korrur nga bahçja e tij.